Loli ToursLoli Tours
Forgot password?

Te Drejtat dhe Detyrimet e Klientit / Agjensise. “Kontrata e Sherbimit”

Mirëserdhët në faqen tonë të internetit. Kjo faqe interneti ka për qëllim t’ju asistojë gjatë kërkimit tuaj për udhëtimet që po planifikoni; t’ju japë informacion të plotë mbi llojshmërinë e shërbimeve që ne ofrojmë si dhe t’ju mundësojë kryerjen e rezervimeve për destinacionet që dëshironi. Përdorimi i shërbimeve tona, si në faqen e internetit apo dhe në çdo zyrë tonën është subjekt i kushteve, të drejtave dhe detyrimeve të poshtëpërmendura.

Rregulli per pashaportat shqiptare ne udhetime:

PASHAPORTA SHQIPTARE DUHET TE JETE ME SHUME SE 6 MUAJ E VLEFSHME PER TE UDHETUAR

HYRJE LOLI TRAVEL (më tej “agjensia”) operon me anë të një stafi shumë profesional dhe me një eksperiencë të konsiderueshme si ndermjetese midis Tour Operator Shqiptar ose Jo Shqiptar dhe klientit fundor. Gjeneralitetet e Tour Operatorit jepen ne momentin e ofrimit , prezantimit te sherbimit te kerkuar dhe te rene dakord nga klienti fundor i titulluar Konsumator

Adresa e degës të agjensisë kryesore në Shqipëri është: LOLI TRAVEL Rr MARGARITA TUTULANI Tiranë e regjistruar me NIPT L92211018S

KONTRATË E PËRGJITHSHME ME KLIENTIN

I. BAZA LIGJORE: VKM nr. 65, datë 21.1.2009, “Për kontratat e paketave të udhëtimit”. Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve” i ndryshuar. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007, “Për Turizmin”. Ligj nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar

II. FUSHA E ZBATIMIT:

Kjo kontratë rregullon marrëdhënien kontraktore për paketat e udhëtimit midis organizatorit dhe/ose shitësit dhe konsumatorit fundor.

Parashikimet e kësaj kontrate mbi organizatorin vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për shitësin, pasi shitësi është solidarisht përgjegjës me organizatorin për detyrimet që rrjedhin nga kontrata.

III. PËRKUFIZIME “Kontratë”: është marrëveshja e lidhur ndërmjet konsumatorit fundor me organizatorin dhe/ose shitësin në të cilën konsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese. “Paketë udhëtimi”: është shërbimi që i siguron konsumatorit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: (i) transporti; (ii) strehimi; (iii) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë. “Agjenci”: Person juridik / fizik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete kulturore për klientët, në këmbim të pagesës. “Rezervim”: ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi, akomodimi ose sherbim tjeter nga ana e agjencisë, me porosi të klientit. “Konfirmim”: a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit. “Hotel”: ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura nga ndonjë vendodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda një parcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar. “Rimbursim”: shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastet e parashikuara në këtë dokument.

IV. A G J E N C I A

4.1 Detyrime të agjencisë 4.1.1 Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë të gjitha ofertat për të cilat klienti shpreh interes. Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet, brenda orarit zyrtar dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, për çdo pyetje apo paqartësi të klientit. 4.1.2 Stafi i agjencisë është i detyruar ti ofrojë konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme verbale, përpara lidhjes së kontratës, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme mbi vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin. – Pasaporta shqiptare duhet të ketë vlefshmëri mbi 6 muaj. – Pajisja me vizë: Në rastet kur agjencia përgatit paketa turistike për udhëtime në destinacione ku kërkohet pajisja me vizë e qytetarëve shqiptarë, agjencia do të lehtësoje procesin e aplikimit për klientët e saj duke mbledhur dokumentet dhe dërgimin në ambasadat përkatëse. Agjencia nuk mban asnjë përgjegjësi nëse klientit nuk i akordohet viza hyrëse. Klienti gjithashtu informohet për kostot shtesë të aplikimit për vizë, në rastet kur kjo nuk është e përfshirë në çmimin e paketës. – Siguracioni në udhëtim: Siguracioni shëndetësor nuk përfshihet në çmimin e paketës, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe. Në çdo rast klienti do të këshillohet për domosdoshmërinë e siguracionit i cili mbulon kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje. 4.1.3 Stafi i agjencisë është i detyruar të shpjegojë procedurën që do të kryhet në mënyrë që të mundësohet udhëtimi sipas kërkesave të klientit si dhe dokumentet e nevojshme që klienti duhet të paraqesë në agjenci. 4.1.4 Stafi i agjencisë është i detyruar të përgjigjet sa më mirë nevojave të klientit për sa i përket rezervimit të hotelit, transportit etj. Nëse klienti ka zgjedhur të pranojë njërën nga ofertat e përgatitura nga agjencia, atëherë stafi i agjencisë do të përgjigjet vetëm për hotelet dhe transportin e përcaktuar në ofertë. 4.1.5 Agjencia deklaron se është përgjegjëse për çdo ofertë të reklamuar nga stafi i agjencisë. 4.1.6 Agjencia nuk është përgjegjëse për dëmtim ose humbje të bagazheve ose sendeve personale në avion, aeroport, port, anije ose në hotel.

4.2. 4.2 Informacioni paraprak 4.2.1 Stafi i agjencisë është i detyruar t’ju sigurojë 7 ditë para fillimit të udhëtimit: Emrin e shoqërisë, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohet dhe, në mungesë të një përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjencitë vendore, të vendit që do të vizitohet, të cilat mund t’i japin asistencë konsumatorit, nëse ndodhet në vështirësi. 4.2.2 Në rast mungese të agjencive të tilla vendore, stafi i agjencisë do t’ju japë një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që ju mundëson kontaktimin me agjensine. 4.2.3 Stafi i agjencisë detyrohet t’ju informojë për oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme tranzit dhe oraret e tyre.

4.3 Anullimet 4.3.1 Agjencia nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjencisë dhe klientit. 4.3.2 Konsumatori do të njoftohet për këtë anullim ne momentin me te pare te mundshem. 4.3.3 Nëse agjencia anullon paketën përpara datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, konsumatorit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme: – Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur organizatori a shitësi janë në gjendje t’ia ofrojnë – Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në një rast të tillë organizatori ose shitësi duhet t’i kompensojnë klientit diferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anulluar dhe asaj të ofruar. 4.3.4 Në të kundërt konsumatorit i lind e drejta të kërkojë kompensim nga organizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jomateriale, përveç parashikimeve të përcaktuara në pikën 4.3.1 të kësaj kontrate. 4.3.5 Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në 90 ditë përpara nisjes së udhëtimit, por jo ne rastet e paketave qe perfshijne dhe transport ajror. 4.3.6 Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera për rezervimin tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anullimit të përcaktuara në këtë kontratë ne lidhje me pjeset perberese te paketes.

4.4 Procedurat e anullimit. Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet në njërën nga zyrat e agjencisë dhe deklaron deshiren për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë ose te pakten njofton agjensine ne forme te pranueshme komunikimi. Klienti duhet të paraqitet personalisht ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit (kur udhëtimi është rezervuar mbi 1 person). Në këtë rast, klienti duhet të telefonojë agjencinë, ndërkohë që përfaqësuesi është në zyrën e agjencisë, për të konfirmuar anullimin.

4.5 Detyrimet e agjencisë pas nisjes së udhëtimit Agjencia është e detyruar të përmbushë në mënyrë korrekte dhe tërësore të gjitha shërbimet që cilësohen në kontratë, pavarësisht se nënkontraktorë apo furnitorë të ndryshëm janë ngarkuar me detyrimet përkatëse.

4.6 Të drejtat e agjencisë 4.6.1 Agjencia ka të drejtë të kërkojë çdo dokument të nevojshëm që mundëson realizimin e rezervimit të udhëtimit. 4.6.2 Agjencia ka të drejtë të marrë, në kohën dhe në mënyrën e caktuar me marrëveshje, çdo pagesë që klienti detyrohet. 4.6.3 Agjencia ka të drejtë të anullojë rezervimin e udhëtimit nëse klienti nuk kryen pagesat sipas marrëveshjes. 4.6.4 Në rast anullimi të udhëtimit, agjencia ka të drejtë të mbajë nga shuma e paguar nga klienti, çdo komision apo shpenzim që ajo është detyruar të bëjë në mënyrë që të mundësohet udhëtimi i klientit. 4.6.5 Ne rastin e klienteve qe rezervojne specifikisht paketa per destinacionin GREQI, agjensia perpilon nje Kontrate Sherbimi te vecante. Kjo kontrate e titulluar “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” hartohet specifike per hotele, kliente, apo dhe qytete te ndryshme ne Greqi. Kjo kontrate i dorezohet klientit fizikisht ne ambjentet e agjensise ose me rruge te ndryshme elektronike te pranueshme nga dy palet.4.6.6 Ne rastin e klienteve qe rezervojne paketa me avion te perfshire dhe / ose transferte ne mberritje, agjensia perpilon nje Kontrate Sherbimi te vecante. Kjo kontrate e titulluar “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” hartohet specifike per hotele, kliente, apo dhe destinacione te ndryshme. Kjo kontrate i dorezohet klientit fizikisht ne ambjentet e agjensise ose me rruge te ndryshme elektronike te pranueshme nga dy palet. Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” eshte pjese e pandare dhe integrale e “Kontrates se Sherbimit” dhe i dorezohet Konsumatorit per cdo pakete udhetimi apo rezervim hoteli ne Greqi. Nese Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” parashikon kushte Pagese / Anullimi te ndryshme nga “Kontrata e Sherbimit”, atehere specifikimet e Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” prevalojne mbi specifikimet e “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme)

V. K L I E N T I

5.1 Të drejtat e klientit 5.1.1 Klienti ka të drejtë të përfitojë nga oferta sipas informacioneve të dhëna nga stafi i agjencisë. 5.1.2 Klienti ka të drejtë të kërkojë informacion të detajuar mbi udhëtimin gjatë orëve të punës së agjencisë, në mënyrat e kontaktit të caktuara nga agjencia me email ose telefon 5.1.3 Klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursim në rast të anullimit të udhëtimit për faj të agjencisë, në rast të ndryshimit të hotelit ose transportit për faj të agjencisë, në rast të mos plotësimit të paketës së ofruar nga agjencia. 5.1.4 Ne rastin e klienteve qe rezervojne specifikisht paketa per destinacionin GREQI, agjensia perpilon nje Kontrate Sherbimi te vecante. Kjo kontrate e titulluar “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” hartohet specifike per hotele, kliente, apo dhe qytete te ndryshme ne Greqi. Kjo kontrate i dorezohet klientit fizikisht ne ambjentet e agjensise ose me rruge te ndryshme elektronike te pranueshme nga dy palet. 5.1.5 Ne rastin e klienteve qe rezervojne paketa me avion te perfshire dhe / ose transferte ne mberritje, agjensia perpilon nje Kontrate Sherbimi te vecante. Kjo kontrate e titulluar “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” hartohet specifike per hotele, kliente, apo dhe destinacione te ndryshme. Kjo kontrate i dorezohet klientit fizikisht ne ambjentet e agjensise ose me rruge te ndryshme elektronike te pranueshme nga dy palet. Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” eshte pjese e pandare dhe integrale e “Kontrates se Sherbimit” dhe i dorezohet Konsumatorit per cdo pakete udhetimi apo rezervim hoteli ne Greqi. Nese Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” parashikon kushte Pagese / Anullimi te ndryshme nga “Kontrata e Sherbimit”, atehere specifikimet e Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” prevalojne mbi specifikimet e “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme)

5.2 Detyrime të klientit 5.2.1 Klienti është i detyruar të kryejë pagesat sipas marrëveshjes së caktuar me agjencinë dhe te specifikuar ne dokumentin “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave”.

5.2.3 Klienti është i detyruar të japë numrin e pjesëmarrësve në udhëtim, nëse ai është përgjegjës për ta, ose nëse bëhet fjalë për udhëtim mbi 1 person. 5.2.4 Konsumatori është detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas ligjeve dhe normave etike të vendit pritës ku do udhëtoje, sipas udhëzimeve të agjensise. Konsumatori është i detyruar të dëmshpërbleje organizatorin për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi. 5.2.5 Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të marrë edhe kafshë shtëpiake me vete. 5.2.6 Klienti është i detyruar të përcaktojë nëse do të ketë në ngarkim të mitur. Për të miturit që udhëtojnë pa praninë e të dy prindërve, nevojitet pajisja me prokurë nga 2 prindërit. 5.2.7 Klienti është i detyruar të njoftojë për çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjencinë si ndermjetese, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, me mundësinë më të parë.

VI. TRANSFERIMET APO NDRYSHIMET 6.1 Konsumatori në kontratën e paketës së udhëtimit, ka gjithashtu të drejtën të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij te një palë e tretë, që i përmbush kushtet e parashikuara në paketën e udhëtimit. Në një rast të tillë, konsumatori ka detyrimin të njoftojë agjencinë, ne rastin me te pare te mundshem përpara nisjes, për qëllimet e transferimit të rezervimit të tij te një palë e tretë. Agjensia vlereson situaten e krijuar dhe informon Konsumatorin nese kjo gje eshte e mundshme ose jo. 6.2 Konsumatori, i cili transferon të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës së paketës së udhëtimit dhe personi, te i cili transferohet paketa e udhëtimit, janë përgjegjës, solidarë dhe veçmas, tek agjencia për pagesën e një shume të caktuar nga çmimi i përgjithshëm dhe për çdo kosto shtesë, që rrjedh nga ky transferim. Shuma që do të paguhet varion në varësi të kohës së njoftimit si dhe kostove që vendosen nga furnitorët përkatës. 6.3 Stafi i agjencisë është i lutur të mundësojë një ndërrim të itinerarit sipas kërkesave të klientit, brenda limiteve të përcaktuara në këtë marrëveshje. Nëse ky ndryshim kërkon një kosto financiare, kjo kosto do të paguhet nga klienti. Ne rast se ky transferim nuk mundet te kryhet pasi nuk pranohet nga furnitoret (kompania ajrore, hoteli, etj) e agjensise, kjo e fundit duhet te njoftoje klientin per kete pamundesi transferimi me shkrim ose verbalisht. Pas ketij momenti klienti eshte i detyruar te permbushe kushtet dhe modalitetet e rena me pare dakord per pagesat / afatet / datat / destinacionin e udhetimit.

VII. A F A T E T

7.1 Afati për për të kryer një rezervim është minimumi 30 ditë përpara datës së ckerkuar për kryerjen e një udhëtimi. Agjencia nuk është përgjegjëse nëse edhe brenda këtij afati, nuk ekzistojnë vende të lira në hotel ose në mjetin e transportit. 7.2 Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 30 ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë, por absolutisht vetem ne rastin e akomodimeve me Free Cancellation te specifikuar. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Nje shpenzim i tille konsiderohet bileta e avionit apo rezervimi i konfirmuar i transfertes ne vendin e mberritjes. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti. 7.3 Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 29 deri 4 ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 0% të shumës së paguar për rezervimin. Kjo vetem ne rastin e akomodimeve qe ju ka kaluar afati i Free Cancellation. 7.4 Nëse eshte brenda afatit te Free Cancellation Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbimin ndaj tij.Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti. 7.5 Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 3 ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia. 7.6 Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi përpara datës së parashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia. 7.7 Nese ne Dokumentin “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” qe eshte pjese e pandare dhe integrale e “Kontrates se Sherbimit” dhe i dorezohet Konsumatorit per cdo pakete udhetimi apo rezervim hoteli ne Greqi, parashikohen kushte Pagese / Anullimi te ndryshme nga “Kontrata e Sherbimit” paragrafi VII, atehere specifikimet e Dokumentit “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” prevalojne mbi specifikimet e “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme)

VIII. Ç M I M E T

8.1 Përcaktimi i çmimit: Çmimi i marrë nga stafi i agjencisë, është çmimi përfundimtar i paketës ose ofertës turistike. 8.2 Agjencia është e detyruar të njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur konsumatorin, nëse përpara nisjes së udhëtimit, është e detyruar të kryejë ndryshime të rëndësishme në ndonjërën nga kushtet thelbësore të kontratës së paketës së udhëtimit, apo të rrisë çmimin në një masë më të lartë se 5% të çmimit përfundimtar të rënë dakord mes palëve, për t’i mundësuar atij marrjen e vendimeve të duhura dhe, në veçanti: – Pranimin e një shtojce në kontratë, duke specifikuar ndryshimet e bëra dhe ndikimin e tyre në çmim. – Heqjen dorë nga kontrata, pa penalizim, duke njoftuar agjencinë brenda tre ditëve nga marrja njoftim. 8.3 Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet në çmimin përfundimtar nëse ky ndryshim bëhet nga ana e hotelit, shtimit të taksave që paguhen në destinacion, detyrime të tjera të vendosura nga institucione shtetërore shqiptare ose të huaja. Për çdo rast agjencia do të njoftojë klientin sapo të jetë njoftuar nga furnitorët e saj apo institucione te tjera. 8.4 Agjencia nuk është përgjegjëse për ndryshimet e çmimit në periudha të caktuara të vitit që konsiderohen si piku turistik i destinacionit të zgjedhur nga klienti. Pagesat për fëmijët ndryshojnë sipas ofertave të hotelit. Agjencia nuk është përgjegjëse për këto pagesa dhe për ndryshimet që mund të bëhen në çmim. 8.5 Pagesa kryhet në total, në momentin e rezervimit. Sidoqoftë, në marrëveshje me agjencinë, pagesa mund të bëhet edhe e ndarë në dy pjesë kur, 50% e çmimit përfundimtar paguhet në momentin e rezervimit dhe 50% paguhet 30 ditë ose me pak përpara udhëtimit. Në rast mos pagese, agjencia nuk është e detyruar të mbajë rezervimin e kryer nga klienti. Agjencia mund të ndryshojë afatin prej 30 ditësh në periudhë të veçanta gjatë vitit që konsiderohen prej agjensise si piku turistik. 8.6 Nese ne Dokumentin “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” qe eshte pjese e pandare dhe integrale e “Kontrates se Sherbimit” dhe i dorezohet Konsumatorit per cdo pakete udhetimi apo rezervim hoteli ne Greqi, parashikohen kushte Pagese / Anullimi te ndryshme nga “Kontrata e Sherbimit” paragrafi VIII, atehere specifikimet e Dokumentit “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” prevalojne mbi specifikimet e “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme)

8.7 Mënyra e kryerjes së pagesës 8.7.1 Me para në dorë në zyren e agjencisë 8.7.2 Me anë të transfertës bankare në llogarinë e agjencisë. Në këtë rast, klienti është i detyruar të dërgojë me faks ose e-mail një kopje të fletëpagesës së kryer në bankë. 8.7.3 Komisioni bankar: Në rastin e pagesave me banke, komisioni paguhet nga klienti. Në rast të pagesës me para në dorë, nuk ka komision për të paguar nga klienti.

IX. ANKESAT 9.1 Konsumatori ka të drejtë të ankohet tek agjensia, për çdo mospërmbushje të kontratës, brenda afatit prej 10 ditësh nga përfundimi i udhëtimit. (Përfshirë këtu dhe detyrimin e klientit për të njoftuar menjëherë mospërmbushjen e kontratës.). Ankesat dergohen ne email info@lolitours.com 9.2 Agjensia detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë përgjigje brenda afatit prej 3 ditësh nga marrja dijeni për ankesën. Agjensia pervec kesaj mbane ne ambjentet e saj dhe Bllokun e Ankesave i cili mund te perdoret nga klienti nese deshiron te ankohet per nje sherbim jo te permbushur nga agjensia. Ky Bllok Ankesash i vihet ne dispozicion Klientit ne rast se ky i fundit e kerkon nje gje te tille ose nese ai nuk disponon menyre dhe rruge elektronike komunikimi.

X. ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE Në rast mosmarrëveshje me klientin, agjencia do të bëjë çdo përpjekje për të arritur në një zgjidhje me marrëveshje dhe të shpejtë me klientin.

XI. “KUSHTET E REZERVIMIT DHE POLITIKA E ANULLIMIT / PAGESAVE”

11.1 Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” eshte pjese e pandare dhe integrale e “Kontrates se Sherbimit” dhe i dorezohet Konsumatorit per cdo pakete udhetimi apo rezervim hoteli ne Greqi. Nese ky Dokument parashikon kushte / specifikime te ndryshme nga “Kontrata e Sherbimit” dhe paragrafet e saj nga IV – VIII, atehere specifikimet e Dokumentit “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” prevalojne mbi specifikimet e “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme). Ne kete rast do merren per baze specifikimet e Dokumentit “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave”. Dokumentat “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme) dhe Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” i jepen Konsumatorit dhe nenshkrimi i Dokumentit “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” nenkupton dhe nenshkrimin automatik te menjehershem edhe te Dokumentit “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme). Dokumenti “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” eshte dokument i cili hartohet specifikisht dhe rast pas rasti per paketa udhetimi te ndryshme ne destinacione te ndryshme

XII. E DREJTA E AUTORIT

12.1 LOLI TRAVEL  deklaron se faqja online www.lolitours.com.al është pronë e saj. Agjencia mban përgjegjësi për çdo material të pasqyruar në këtë faqe online. 12.2 LOLI TRAVEL deklaron se informacioni mbi hotelet, rezortet dhe mjetet e transportit është marrë nga faqet zyrtare të hoteleve, rezorteve dhe mjeteve të transportit. Ky informacion rishikohet herë pas here në mënyrë që në faqe të jetë vetëm informacioni më i fundit. 12.3 LOLI TRAVEL deklaron se në faqen e saj online pasqyrohet vetëm informacion i lejuar për publikun nga krijuesit e faqeve të hoteleve, resorteve dhe mjeteve të transportit. Informacioni dhe fotografitë nuk merret personalisht nga stafi i agjencisë, por vetëm nga faqet zyrtare të sipërcituara. 12.4. LOLI TRAVEL deklaron se nuk ka të drejtë autori mbi materialin e cituar në pikën 12.3.

XIII. MOSMARREVESHJET

13.1 Ne rast mosmarreveshjesh midis Agjensise dhe Konsumatorit, fillimisht shfrytezohet mundesia per t’i zgjidhur me mirekuptim. Nese kjo perpjekje nuk rezulton me sukses, kerkohet ndihme e ndermjetesit ose mosmarreveshja shkon ne Gjykaten perkatese

XIV. MIRATIMI I KONTRATËS

14.1 Miratimi i marrëveshjeve të mësipërme Dokumentit “Kontrata e Sherbimit” (qe eshte e pergjithshme) dhe Dokumentit “Kushtet e Rezervimit dhe Politika e Anullimit / Pagesave” bëhet nga administrator i LOLI TRAVEL dhe Konsumatori, pas dakordesise midis tyre. Çdo ndryshim në marrëveshjet e mësipërme bëhet nga administrator i LOLI TRAVEL i regjistruar si Agjensi Udhetimi me NIPT L92211018S dhe Konsumatori, pas dakordesise midis tyre.

 

 

LOLI TRAVEL                                                                                                  Konsumatori

Administrator ……………..                                                                               …………………………..

 

Date: