Loli ToursLoli Tours
Forgot password?

Politikat e privatesise

LOLI TOURS , ju informon se, me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave tuaja, në faqen tonë internetit, kërkohet që klientët apo përdoruesit të japin disa të dhëna personale në formen e aplikimit online për të proceduar me kerkesat per Newsleter elektronik apo te dergimit te kerkesave per rezervime te ndryshme. LOLI TOURS disponon faqen zyrtare të internetit http://www.lolitours.com/, nëpërmjet së cilës kompania u vjen në ndihmë klientëve të interesuar për cdo lloj shërbimi udhëtimi Të dhënat tuaja grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga LOLI TOURS në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, por është lehtesi ne kontatket e metejshme. Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, LOLI TOURS deklaron si me poshtë:

1. Përkufizimi i termave Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim: 1.1. Agjenci: Person juridik ose fizik i regjistruar ne organet shteterore pergjegjese , i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës. 1.2. Cookie: Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe që ruhet në browserin e përdoruesit ndërkohë që përdoruesi sheh faqen e internetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm.

2. Përdorimi i cookie 2.1. Faqet e internetit që i përkasin agjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri. Disa cookie janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes të bëjnë rezervime online dhe për të mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë kërkesat e klientëve. Për vizitorët e faqes sone sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore, (Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm). 2.2. Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë një përvojë të mirë për klientët kur këta vizitojnë faqen e internetit. Cookie japin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë. 2.3. Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë.

3. Deklaratë mbi privatësinë 3.1. LOLI TOURS respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. . LOLI TOURS siguron çdo klient se të dhënat që mbërrijnë në backoffice apo që klienti nënshkruan personalisht në zyrë, janë të siguruara me anë të një sistemi të sigurtë dhe këto të dhëna përdoren vetëm për efekt të garantimit të rezervimit të klientit. Këto të dhëna administrohen nga persona të caktuar dhe me akses të kufizuar në to. Cdo agjent shitje i kompanisë i cili mbledh të dhëna për klientët, ka një detyrim kontraktual me kompaninë për respektimin e të dhënave personale që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla të mirëpërcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e të dhënave personale. 3.2. Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit: a) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të kryhet rezervimi i udhëtimit; b) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të bëhet pjesë e një konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotëson një pyetësor ose kur raporton një problem; c) Detaje të transfertave bankare që klienti kryen për të përfunduar një rezervim; ç) Nëse klienti kontakton stafin e

agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail vetem per qellime promocionale dhe gjithmone me pelqimin e klientit

4. Ruajtja dhe transferimi i të dhënave 4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Gjithashtu, të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe qendrimin e klientit. 4.2.LOLI TOURS në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnitorë globalë, do të transferojë në database të tyre të dhënat e klientëve, të cilët rezervojnë sherbimin nëpërmjet LOLI TOURS. Kjo e fundit garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj sipas standarteve ndërkombëtare, të shprehura qartë në marrëveshjet e nënshkruara me këta furnitorë. 4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në adresen zyrtare te emailit info@lolitours.com. 4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia nuk mund të përdoren edhe nga agjencitë partnere të LOLI TOURS pa pelqimin e kesaj te fundit dhe te vete klientit rrjedhimisht 4.5. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë por vetem me pelqimin paraprak te tyre dhe pa i cenuar ne privatesine e ligjshme

5. Anullimi i përpunimit të të dhënave Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjencia të njihet me informacionin që mund të jëtë mbledhur për të dhe më pas të mos përpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu apo arsye të ndryshme me anë të e-mail ose një kërkese drejtuar kompanisë në adresën e kontaktit info@lolitours ose duke kontaktuar me ane te telefonit

6. Pëlqimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale Duke vazhduar përdorimin e faqeve të internetit të LOLI TOURS , klienti jep pëlqimin e tij mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë.

Nese keni pyetje, verejtje, kerkesa apo ankesa ne lidhje me perdorimin e ketyre te dhenave apo dhe me sherbimet e dhena / paguara nga jus i kliente , ju lusim te na drejtoheni me shkrim në adresen e mëposhtme: Personi Përgjegjes për Privatesinë: LOLI TOURS. Rr. Kavajes 1, Tiranë, Shqipëri