Guide e Pergjithshme per Pushime ne Varadero / Havana

 

Havana Guide
Havana eshte shpallur Qytet i Trashegimise Kulturore Boterore qe ne dhjetor 1982. Havana e Vjeter eshte nje nder 15 minibashkite e Provinces Havana. Havana e Vjeter ka nje siperfaqe prej 2,2km. e ndare ne 2 distrikte : Qyteti i Vjeter me Mure dhe Rrethinat e urbanizuara
Per te mbrojtur qytetin nga armiqte , Havana rrethohej nga nje mur I gjere 1,4m dhe i larte 10m dhe me shtrirje rreth 4,9km. Dyert e murit mbaheshin hapur gjate dites dhe mbylleshin ne mbremje me gjemimin e topave te Forteses San Carlo de La Cabana. Disa fragmenti te ketij muri jane ruajtur deri ne ditet e sotme.
Ne 1540 u urdherua te ndertohej Fortesa e pare ne Havana , e cila u shkaterrua 15 vite me vone nga Pirati francez Jacques de Sores. Ne rrenojat e saj u ndertua Fortesa Real Fuerza ( Forca mbreterore ) qe perfundoi se ndertuari ne vitin 1577.
Si pjese e sistemit mbrojtes te qytetit eshte dhe Fortesa Morro , San Salvador , Keshtjella La Punta , Kulla San Lazaro dhe Fortesa San Carlos de La Cabana.
Ne Shkullin XVIII , pas nje dominimi te shkurter nga Anglia , dhe me rikthimin e spanjolleve , u ndertuan disa ndertesa si Kapiteneria e Pergjithshme , Bashkia , Ministria e Financave , Ndertesa e Postes dhe shume shtepi si : Vila e Kontit Jaruco , Villa Obra Pia , Shtepia e Markezit Aguas Claras , Shtepia e Markezit Arcos dhe e Kontit Lombillo
Ne Shekullin XIX jane ndertuar Hekurudha Havana – Bejucal ne 1837 , Teatri Tacon ne 1838
Ne Shekullin XX u hodhen hapat e pare te ndertimit te Shetitores Malecon Habanero , shume ndertesa dhe institucione financiare si Banka Kombetare Kubes , Banka Mbreterore Kanadeze , Trust Company Cuba.
Me poshte do vleresoni disa nga atraksionet e Havanes se Vjeter
Havana Vjeter dhe atraksionet e saj
Asnje vizite ne Kube nuk eshte complete nese nuk vizitohet qendra historike e Havana-s e quajtur dhe Habana Vieja ( Old Havana ). Ecja pergjate rrugeve me kalldreme , te jep pershtypjen sikur po ecen prapa ne kohe , ne te kaluaren historike te qytetit. Nuk mund te rrime pa permendur atraksionet kryesore te qytetit si : El Capitolio Nacional , Teatri Madh i Havana , Katedralja e Havanes , Keshtjella Castillo de la Real Fuerza , Muzeumi Arteve te Bukura , El Floridita Bar , San Salvador de la Punta Fortress , Muzeumi Revolucionit , Keshtjella Castillo del Morro , Malecon dhe te tjere. Havana e Vjeter eshte nje zone e magjishme e pashmangshme per t’u vizituar.
Malecon
Shetitorja e famshme buze detit ne Havana , e quajtur “ Malecon ” , eshte nje nga atraksionet e qytetit Havana , duke mbledhur shume vizitore te huaj. Cdo visitor i qytetit duhet te beje patjeter nje shetitje pergjate kesaj shetitore te gjate rreth 8km. Ne afersi te saj , pozicionohen ndertesa te rendesishme historike si: Hotel Nacional , Castillo de la Real Fuerza, Torreón de San Lázaro dhe Castillo de San Salvador de la Punta.
El Capitolio Nacional
Nje nder ndertesat me te njohura ne Havana eshte El Capitolio Nacional. Ndertesa ka sherbyer si Selia e Qeverise Kubane. Kjo ndertese e stilit neoklasik eshte nje nder atraksionet me te fotografuara nga turistet. Ndertese e ndertuar qe ne vitin 1929. Disa seksione te nderteses jane te hapura per vizitoret
Havana Cathedral
Katedralja Katolike Romane e njohur ndryshe si Katedralja e Virgjereshes Mari eshte nje nder atraksionet me te njohura te Havanes. Eshte nje ndertese e stilit Barok e famshme per fasaden e saj. Fasada eshte e vecante per asimetrine e 2 kullave te saj. Njera nga 2 kullat eshte me e madhe se tjetra.
Teatri Madh i Havana
Nje tjeter xhevahir arkitekturor i qytetit eshte dhe Teatri Madh Havana. Ndertesa eshte e stilit neo barok. Teatri ofron facilitate te tilla si : Salle Koncertesh , Salle Konferencash , Galeri Arti.

Vizitoni Muzeumet e Havana-s

Havana e Vjeter eshte nje vend fantastic per t’u vizituar. Ne qender te saj ka pafundesisht atraksione duke filluar nga muzeumet , fortesat , kishat dhe ndertesat historike. Me poshte do ju paraqesim disa nga Muzeumet e Havanes se Vjeter si : Muzeumi Revolucionit , Muzeumi Kombetar i Arteve te Bukura dhe Muzeumi i Arteve Dekorative
Muzeumi Revolucionit
Muzeumi Revolucionit (Museo de la Revolución) ndodhet ne Havanen e Vjeter. Ndertesa e ketij muzeumi njohet dhe si Pallati Presidencial. Ky pallat eshte ideuar nga arkitekti i njohur kuban Carlos Maruri ne bashkepunim me arkitektin belg Paul Belau. Ekspozime te ndryshme I dedikohen luftes revolucionare kubane te viteve 1950. Muzeu qendron i hapur per vizitoret cdo dite 10:00 – 17:00.
Muzeumi Kombetar i Arteve te Bukura
Muzeumi cilesohet sin je nder koleksionet me te medha te skulpturave dhe pikturave ne rejonin e Karaibeve. Ketu prezantohen mbi 45000 vepra arti. Muzeumi ndodhet ne 2 seksione. Ne seksionin e Pallatit te Arteve te Bukura i dedikuar posacerisht per veprat artistike kubane. Ne seksionin e Qendres Austriake ne te cilin prezantohen vepra arti te piktoreve europian , skulptura te ndryshme dhe vepra arti te hershme.
Muzeumi Arteve Dekorative
Muzeumi eshte nje ndertese e stilit neo klasik qe dikur ka qene shtepia e Konteshes se Revillas se Camargo. Ndertesa eshte e njohur ndryshe dhe si “ Pallati i vogel francez I Havanes “. Ne kete ndertese ndodhen 10 salla ne te cilat prezantohen 33,000 punime artistike te shekullit 16 – 20-te.
Ndertesat Koloniale

Keshtjella El Morro , Castillo Del Morro

Nje nder fortesat e shumta ne Havana eshte dhe Keshtjella Morro. Ndertuar ne vitin 1589, eshte nje ndertese e cila ka sherbyer si pike vrojtimi dhe ruajtje e Gjirit te Havanes. Ndertesa ofron nje pamje fantastike te detit.
Castillo de la Real Fuerza
Castillo de la Real Fuerza u ndertua per te mbrojtur qytetin nga sulmet e pirateve. Ne kete ndertese ndodhet nje muze maritime qe prej vitit 2010. Nje pike e forte e saj eshte dhe Kulla e Ores.
Makinat e Viteve 50-te
Havana eshte e njohur per makinat e viteve 1950. Chevrolets, Cadillacs dhe makina Ford shikohen kudo ne rruget e Havanes. Keto makina jane ekstremisht atraktive per te bere foto kujtimi.
Klubet vendase
Muzika dhe vallezimi luajne nje rol te rendesishem ne jeten e popullsise kubane. Nese doni te mesoni me shume mbi traditat e vendasve ,vizitoni nje klub ose te pakten shikojini si kubanet vallezojne ne rruget e qytetit. Gjithashtu mund te shfrytezoni rastin dhe te bashkoheni ne vallezim me vendasit. Kubanet jane nje popull miqesor. Vallezimi Salsa neper rruget e qytetit , konsiderohet nje zakon i perditshem i vendasve. Mos e humbisni rastin , provojeni! Shkoni te dielave ne Callejón de Hammel dhe do shihni turmat e vendasve duke kercyer Rumba.
Pini dicka ne El Floridita
Bari me i njohur ne Havana, eshte El Floridita Bar. I ndodhur ne Havanen e Vjeter, ka qene bari i preferuar i shkrimarit Ernest Hemingway gjate qendrimit te tij ne Kuba. Nese vizitoni Havan duhet me patjeter te pini dicka ne kete bar te famshem. Pijet e rekomanduara jane : Daiquiri ose Mojito. Ne brendesi te barit , mund te beni nje foto te ulur ne karrigen e preferuar te shkrimtarit
Jeta Nates ne Havana
Me poshte do ju prezantojme disa nga klubet me te mire , klubet e nates dhe diskotekat e Havanes.
Casa de la Música
Casa de la Música ofron party fantastike cdo dite me perjashtim te te Henave. Ketu performojne legjendat e muzikes si Chucho Valdés dhe Bamboleo. Shfaqjet fillojne ne 22:30
Disco Turquino
Nje nder diskot me te njohura ne Havana, Disco Turquino gjendet ne Habana Libre Tryp Hotel, ne zonen me te njohur te qytetit. Me kapacitet deri 260 persona.
Tropicana
Ky klub nate eshte i njejte me klubet e Las Vegas. Tropicana ofron show akrobatik , nje orkester me 200 performues. Ndodhet ne Marianao.
Dos Gardenias
I fundit , por jo me pak atraktivi per moshat e reja, Dos Gardenias ofron nje ambjent te kendshem.

Transporti Publik ne Havana

Ka disa opsione te ndryshme qe mund te rezervohen per udhetimin dhe viziten e qytetit. Nuk eshte e nevojshme te merren makina me qera , por mund te rezervohen autobuset turistik me tavan te hapur , transporti me karrocat me kuaj , lloje te ndryshme te sherbimit taxi si Cubataxi , Coco Taxi ose Bicitaxi. Shoferet e taksive jane pothuajse ne cdo cep ndertese.
Sightseeing bus
Menyra me pak e kushtueshme por dhe me e sakta eshte marrja e sherbimit sightseeing bus. Si ne cdo qytet te civilizuar dhe ne Havana ky sherbim eshte mjaft i perhapur. Ky sherbim ofron rreth 60 ndalesa ne atraksionet me te njohura te qytetit dhe zgjat afersisht 3 ore udhetim. Tour kushton afersisht 10CUC per person / Itinerari T1 me ngjyre jeshile.
Xhiro me karroce me kuaj
Kjo xhiro eshte mjaft e perhapur ne rruget e Havanes. Kushton 30 CUC / 1 Ore.

VARADERO Guide

Jeta e Nates ne Varadero
Varadero eshte nje nder resorted turistik me te njohur ne Kuba. Varadero mirepret me shume se 1 milion turist ne vit. Varadero ofron klube nate , diskoteka dhe cabarets.
La Comparsita
Klubi ofron nje seksion per Karaoke , piano bar gjithashtu. Ofrohet dhe mesime salsa , cabaret shows dhe kengetar.
Havana Café
Havana Café. eshte pa dyshim nje nder vendet me te njohur ne Varadero. Eshte nje Cabaret Show. Eshte mjaft e njohur si nga vendasit dhe turistet.
Cabaret Cueva del Pirata
Nje tjeter Cabaret ne Varadero eshte funksionale Brenda nje shpelle. Cueva del Pirata gjate dites sherben si shkolle vallezimik dhe gjate mbremjeve si Cabaret.
Discoteca La Bamba
Ndodhet ne hotelin Tuxpan. Nese doni te shijoni ritmin e salsa, danza ose meringue, La Bamba eshte vendi i duhur.

Varadero Informacion

Varadero pozicionohet ne pjesen veriore te ishullit kuban, ne provincen Matanzas. Ndodhet 140 km larg nga Havana, ne gadishullin Hicacos.
Pikat e forta
Pa diskutim qe pika e forte kryesore e rajonit jane plazhet e mirenjohura te cilat terheqin rreth 1 milion pushues cdo vit. Pervec plazheve , rajoni ofron dhe atraksione natyrore qe terheqin admiruesit e natyres. Disa nga keto atraksione jane Parku Josone , Shpellat Bellamar , Seafari Cayo Blanco , etj. Mund te vizitoni Delfinarion per te admiruar performance e delfineve
Barracuda Dive Center
Deshioni te zhyteni ne uje? Nese vizitoni Varadero, mund te zhyteni ne Barracuda Dive Center ku mesatarisht 70 zhytes ne dite praktikojne kete sport.
Seafari Cayo Blanco
Seafari to Cayo Blanco eshte nje nder tour me te njohur ne Varadero. Eshte nje crociere e cila perfshin: Transportin me bus , udhetim me katamaran , dreken ne Cayo Blanco , pijet e perfshira ne katamaran dhe gjate ngrenies se drekes , zhytje ne mes te oqeanit ne nje pjese ku mund te admironi peshqit e specieve te rralla. Vallezime dhe muzike tradicionale ne katamaran. Kohezgjatja e ketij tour eshte mesatarisht 6 ore , transferta nga hoteli juaj eshte e perfshire ne cmim
Artisan Market
Ky treg me punime artizanale pozicionohet ne afersi te The Parque de las 8000 Taquillas . Njohet ndryshe dhe si Parku Qendror. Vend ideal per te blere souvenir te punuar bukur nga vendasit dhe sidomos me cmime mjaft ekonomike
Cueva de Ambrosio
Nje nga perlat natyrore te rajonit Matanzas eshte dhe Cueva de Ambrosio . Cilesohet si shpella me e madhe ne gadishull. Shpella perbehet nga 5 galeri te nderlidhura me njera – tjetren. Disa nga pikat me te fort ate kesaj bukurie natyrore jane grafikat ne guret e saj te bera nga aborigjenet , mbartes te kultures Taino. Grafikat paraqesin figura njerezore dhe rrathe koncentrik. Mendohet qe shpella daton qe perpara 2000 vitesh. Shpella sherbente dhe si strehim per sklleverit qe arratiseshin gjate periudhes koloniale. Qendron e hapur cdo dite 09:00 – 16:00. Hyrja kushton 5CUC.
Cueva de Saturno
Kjo shpelle eshte e formuar nga stalaktite dhe stalagmite, Kjo shpelle ofron dhe mundesine e zhytjeve ne uje ne brendesi te shpelles. Konsiderohet sin je nga atraksionet me panoramike te Kubes Ndodhet 20km larg Varaderos. Qendron e hpaur cdo dite , 08:00 – 18:00 . Hyrja kushton 5CUC
Josone Park
Nje atraksion shume popullor qe terheq shume vizitore dhe vendas po ashtu , konsiderohet Josone Park. Pervec shetitjes ne kete park , mund te blini dhe souvenir te ndryshem , mund te takoheni me vendas mikeprites dhe te drekon ne nje nga restorantet e shumte. Ketu keni mundesi te admironi gjelberimin e parkut , mund te pedaloni varke pergjate lagunes me vlere 5 CUC / ora. Hyrja eshte falas. Ky park mirepret rreth 500 mije vizitore ne vit. Ofrohet me pagese dhe xhiro me mintren / 1 CUC. Parku ofron nje liqen artificial , pranine e zogjve shumengjyresh. Mundesi fotografish me vajza te veshura me kostume tradicionale kubane.
Delfinario
Nje destinacion i cili ju ofron mundesine e nje show me delfine eshte dhe Delfinario. Show operon ne orarin 11:00 – 15:00 cdo dite te javes. Ofrohen mundesite e fotografive dhe notit ne shoqerine e delfineve ( kundrejt pageses shtese Hyrja kushton 20CUC , fotografimi kushton 5CUC , noti me delfinet kushton 60CUC )
Xanadu Mansion
Kjo ndertese historike , embleme e Varaderos , eshte ndertuar ne vitin 1930. Pozicionohet ne nje shkemb te larte duke ofruar pamje te mrekullueshme te oqeanit. Aktualisht sherben si restorant ne oraret 12:00 – 22:30 dhe si bar ne oraret 10:00 – 23:45. Eshte nje ndertese karakteristike me 4 kate e dizenjuar nga arkitektet Covarrocas dhe Govantes ne vitin 1927. Pronari i pare i kesaj ndertese ishte milioneri francezo – amerikan Irenée Dupont de Nemours. Kjo ndertese ndodhet shume afer me hotelin Melia Varadero
Iglesia de Santa Elvira
Kisha Santa Elvira eshte mjaft e njohur per strukturen e saj , sin je nderthurje e gurit dhe drurit , duke na dhene pershtypjen e nje ndertese alpine. Eshte Kishe Katolike. Mesha jepet ne gjuhen spanjolle cdo te diele ne oren 10:30 , hyrja eshte e lire. Kisha ndodhet ne afersi te Parkut Artizaneve
Centro Todo en Uno
Eshte nje qender zbavitje dhe nje qender tregetare. Ne kete hapesire ndodhen dhe restorante te ndryshem , kafeteri , snack bar , dyqane etj. Qendra eshte shume e qete gjate diteve te javes me perjashtim te fundjaves , kur shume vendas e frekuentojne kete qender. Ndodhet ne mes te gadishullit Hicacos
Casa de AL
Eshte nje shtepi e mrekullueshme buze detit ne dalje te Varaderos. Ndertesa daton qe ne vitet 1920 qe sot sherben si restorant. Nje legjende urbane thote se kjo shtepi ka qene e gangsterit AL Capone , por nje tabele ne deren kryesore te restorantit thote se AL nuk ka jetuar kurre ne kete shtepi. Ky mister eshte pjese e mohimit te qeverise kubane , te ndikimit te aktivitetit te jashteligjshem te ketij krimineli me fame boterore. Nuk ka shume rendesi e verteta e trilluar ose jo e pronesisse se kesaj ndertese , sesa eshte e rendesishme qe kjo ndertese me gure dhe drure e stilit vendas , ofron mundesine shijimit ten je darke te kendshme buze detit. Per te vajtur tek kjo ndertese mund te shfrytezohet dhe linja e autobusit panoramik me tavan te hapur. Restoranti qendron i hapur cdo dite te javes , 11:00 – 22:00
 
Reserva Ecologica Varahicacos
Ky rezervat ekologijk shtrihet ne nje siperfaqe rreth 3km2. Ka marre statusin e nje rezervati te mbrojtur qe ne vitin 1974. Ne kete rezervat ndodhet Patriarca nje kaktus gjigant 500 vjecar , Cueva De Ambrosio nje shpelle e madhe me grafika te shumta ne muret e saj , dhe Cueva De Los Musulmanes nje shpelle ne te cilen jane gjetur eshtra njerezore qe datojne qe prej 2500 vitesh me pare. Hyrja ne Cueva de Los Musulmanes kushton 5CUC , ndersa hyrja ne Cueva de Ambrosio kushton 5CUC , Patriraca kushton 2CUC. Qendron i hapur cdo dite te javes nga ora 09:00 – 16:00
Cueva de Los Musulmanes
Kjo shpelle e vogel eshte mjaft e njohur per fosilet qe jane gjetur ne te. Kerkimet shkencore vertetojne se skeleti i gjetur ne kete shpelle i perket nje personi te gjinise mashkullore me moshe midis 25 dhe 35 vjec qe ka jetuar 500 viti para krishtit. Hyrja ne kete shpelle eshte 5CUC
Hop-on Hop-off Bus
Varadero ofron sherbimin e xhiros turistike me autobuset 2 katesh panoramik. Kjo eshte menyra me e lire dhe me e praktikueshme nga te gjithe turistet per te vizituar Varaderon. Bileta nje ditore kushton 5CUC dhe mund te shfrytezohet nga ora 09:30 deri ne oren 21:00. Itinerari i pershkuar nga autobusi perfshin te gjithe hotelet e zones dhe ndalon ne 46 stop. Frekuenca e ketij autobusi eshte cdo 30 minuta , nga njeri autobus deri tek autobusi pasardhes. Biletat rezervohen ne momentin e hypjes ne autobus
TAXI
Sherbimi Taxi ofrohet ne cdo hotel te Varaderos. Cmimet fillojne qe nga 5CUC per udhetimet Brenda Varaderos. Ofrohen sherbime te ndryshme taxi si: Taxi normal , Taxi e vecante me makina Chevrolett ose Cadillac te viteve 1950 , Coco taxi