Ishulli i Kubës ka një peizazh të panjohur për një pjesë të madhe të publikut ndërkombëtar. Me gjatësi 1000 km dhe 200 km të gjerë në shumicën e tij, turizmi , për shumë vite, ka qënë i përqendruar në vizitat në Havana dhe e njëjta ka ndodhur dhe me Varaderon dhe turizmin bregdetar.
Afërsia e Varadero-s me Havanën përqendron vizitat në këtë zonë, duke lënë pas dore pjesën tjetër të një vendi me thesare të mrekullueshme natyrore.
Megjithatë, ardhja gjithmonë e më shumë turistëve , të etur për të njohur zonat më pak të frekuentuara, më në fund , i ka dhene nje rritje te madhe turizmit ne rajonet që kanë qenë të fshehura me parë.
Rërë e imët e bardhë, ujë transparent dhe shumë qetësi. Ky është bregu i Kubës. Për mirë ose për keq , gjendja politike e Kubes , e ka mbrojtur vijën bregdetare në mënyrë që ta njohim pothuajse të paprekur. Dhe këto janë, sipas mendimit tonë, tetë plazhet më të bukur në Kuba :

Cayo Largo del Sur

Mund të thuash se është një plazh gjigant, një vend idilik për t’u ndjerë i humbur. I vendosur në jug të ishullit, shumë larg nga dinamika e pjesës tjetër të vendit, 170 km nga kryeqyteti Havana. Kristofor Kolombi e pa për herë të parë në 1494 dhe plazhet e kësaj zone janë ende pothuajse të virgjër.Në gusht të 2017, revista National Geographic zgjodhi 31 plazhet më të mira në botë. Tre prej tyre janë kubanë, tre nga Cayo Largo, ku mund të arrihet vetëm me avion nga Havana, Varadero dhe Trinidad ose me anije nga Matanzas dhe Isla Juventud.

1- Playa Paraíso

Është i njohur për qetësinë e detit, si dhe për bukurinë e mjedisit të tij. Pikërisht për shkak se nuk gjendet në zonën hoteliere të Cayo Largo, ajo rezervon një aspekt më ekzotik dhe të virgjër. Pika e fortë më e madhe është mundësia që ofron për të shijuar me liri të plotë dunat e rërës, pemët e tij të kokosit dhe heshtjen e largët që e karakterizon atë. Plazhi është vetëm 3 kilometra nga rruga zyrtare e Cayo Largo, dhe për të vajtur atje, ju duhet vetëm të merrni me qira një makinë ose motoçikletë.

2- Playa Sirena

Eshtë plazhi më i gjerë në zonën e Cayo Largo dhe është i orientuar në perëndim, ku gati 3 kilometra rërë lagen nga valët e detit dhe flladiten nga freskia e tij. Plazhi ka një komunitet të rëndësishëm të delfinëve me të cilat turistët mund të luajnë dhe kalojnë një kohë shumë të këndshme. Zakonisht rekomandohet të ecësh zbathur në plazh dhe të zbulosh midis bukurisë të rërës dhe detit, kallamave dhe yjeve të detit. Shumë thonë se është plazhi më i bukur në Cayo Largo dhe, ndoshta, në të gjithë Kubën. Është një plazh mjaft i njohur ku zakonisht ka shumë notarë, sepse këtu është gjithashtu e mundur të bëhen sporte ujore si zhytje ujore në skuba dhe admirimi i shtratit të detit.

3- Playa Lindamar

Është plazhi i tretë i përmendur nga National Gegraphic, është një opsion luksoz për të apasionuarit e detit. I vogël, komod dhe mbi të gjitha shumë privat, me veçantinë e të qënit i vendosur në një pjesë të bregut në formën e një patkoi dhe i rrethuar nga shkëmbinj shumë të bardhë. Plazhi gjithashtu tërheq vëmendjen me shkëmbinjtë , të cilët rrethojnë detin dhe formojnë qoshe të izoluara, të cilat na japin iluzionin e një ishulli të braktisur plotësisht.

 


4- Varadero

Me 22 kilometra plazhe, kjo zonë e privilegjuar është më e vizituara nga turistët (1-3 milion çdo vit) që mbërrijnë në Kubë. Kjo enklavë është shumë e ndryshme nga pjesa tjetër e plazheve kubane. Këtu, hotelet kanë përshtatur ambientet në mënyrë që vizitorët të mos humbasin asgjë.

5- Playa Ancón

Një tjetër nga mrekullitë e plazheve kubane gjendet në Trinidad, një nga komunat më të bukura në ishull, gjithashtu afër vargmalit të maleve Escambray. Ky margaritar i vendosur në qendër të arkipelagut kuban është gjithashtu një rezervat arkeologjik, ku qindra anije të fundosura të epokës koloniale gjendet ne keto ujra. Për këtë arsye është një qendër e rëndësishme zhytjeje, si për profesionistët ashtu edhe për fillestarët. Plazhi Ancon, siç mund ta shihni, nuk është vetëm 5 kilometra rërë e bardhë por është dhe vendi i përsosur për të kombinuar pushimet, sportet dhe aktivitetet kulturore. Përveç kësaj, ky plazh ofron pamje të paharrueshme të perëndimit të diellit

6- Playa Pilar

Në veri të Trinidad, në provincën e Ciego de Ávila, gjejmë një nga vendet më perrallore në Kubë. Në Cayo Guillermo, që i përket arkipelagut Jardines del Rey, është ajo që shumë e konsiderojnë si plazhi më i mirë në ishull. Është një vend idilik, i rrethuar nga duna natyrore, larg qytetërimit, por me infrastrukturë hoteliere. Ujërat e tij të kristaltë e të qartë dhe diversiteti i madh i faunës dhe florës e bëjnë këtë mjedis një akuarium të vërtetë gjigand. Ky plazh merr emrin nga jahti me të cilin Ernest Hemingway e kaloi këtë zonë të brigjeve të Kubës.

 


7- Santa Lucía

Në veri të Camagüey, dhe në pjesën lindore të Kubës, gjejmë një parajsë tjetër që i takon arkipelagut Jardines del Rey. Deri këtu është e mundur të arrihet me rrugë tokësore ose aeroplan dhe të qëndrosh në një nga gjashtë resortet turistike që ka kjo zonë. Ujërat dhe rëra e këtij plazhi janë atraksioni i një pushimi të paharrueshëm. Megjithatë, vlera e vërtetë e këtij plazhi është barriera koralore që e mbron atë, e dyta më e madhe në botë pas barrierës së madhe të Oqeanisë. Ka shumë aktivitete të dedikuara për t’u zhytur në Santa Lucia, me vizita në barrierv e koraleve dhe madje ecjen në rrënojat e galioneve spanjolle.

 


8- Cayo Saetía

Ne vazhdojmë rrugën drejt lindjes së Kubës dhe arrijmë në Gjirin e Nipe, në Holguín. Këtu gjejmë një ishull, i lidhur vetëm me pjesën tjetër të ishullit nga një rrugë. Është një vend pothuajse i shenjtë, i populluar nga lloje të ndryshme të kafshëve si hutia dhe tocororo. Ajo është e populluar me pemë dhe plazhe me ujë kristal. Kjo është një zonë e vetmuar, ku turistët zakonisht arrijnë përmes udhëtimeve varkë ose ekspeditave zhytëse. Është një nga pjesët e Kubës me rritjen dhe mundësitë më të mëdha turistike. Një vend për të kurorëzuar një udhëtim në të gjithë Kubën.